Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Osvaldo te Juve deri në fund të sezonit

2016/01/zyrtare-osvaldo-te-juve-deri-n-euml-fund-t-euml-sezonit_2_hd.jpg

Në fund të këtij edicioni, kampioni i Serie A e ka opsionin e blerjes së futbollistit nga Southamptoni për 19 milionë euro.

Antonio Conte e konsideron ish-sulmuesin e Romës si shtesë të nevojshme të skuadrës së tij në kërkim të titullit të tretë radhazi në kampionatin italian.

Osvaldo ka pasur probleme me lojtarët dhe trajnerin e klubit anglez, prandaj u detyrua të largohej. Ai ka kontratë me Southamptonin deri në verën e vitit 2017.

28-vjeçari kaloi në Ligën Premier në fillim të këtij sezoni nga Roma. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe te Atalanta, Lecce, Fiorentina, Bologna, Huracan dhe Espanyol. /Telegrafi/