Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Mahrez nënshkruan për Cityn

2018/07/Riyad-Mahrez-e1531254526503.jpg
260:"LEICESTER, ENGLAND - MAY 09: Riyad Mahrez of Leicester City shows appreciation to the fans after the Premier League match between Leicester City and Arsenal at The King Power Stadium on May 9, 2018 in Leicester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka kompletuar transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City për 60 milionë funte (68 milionë euro) .

Anësori 27-vjeçar i është bashkuar kampionit të Anglisë duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet dhe mesfushori algjerian do ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium.

"Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar Cityt, një skuadër që bën futboll të shkëlqyer nën drejtimin e Pep Guardiolas".

"Ka qenë kënaqësi t'i shohësh nga larg. Pep është i përkushtuar për të bërë futboll sulmues, gjë që më përshtatet mua, ndërsa paraqitjet e Cityt në sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme".

"Ata po e ridefinojnë futbollin anglez dhe unë desha të jem pjesë tij".

"Mendoj se mund të jem i suksesshëm në vitet në vijim dhe besoj se loja ime mund të zhvillohet nën drejtimin e Pep", ka deklaruar Mahrez për faqen zyrtare të Cityt. /Telegrafi/