Zyrtare: Liverpooli konfirmon shkarkimin e Arne Slot
Liverpooli ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) zyrtarisht shkarkimin e trajnerit holandez, Arne Slot, pas dy sezoneve në krye të ekipit.
Slot erdhi në verën e vitit 2024 të Liverpooli, duke fituar në sezonin e tij të parë titullin e Ligës Premier, por në sezonin që sapo ka përfunduar, ai ka dështuar totalisht edhe përkundër përforcimeve të mëdha.
Duke mbyllur sezonin pa trofe dhe me një formë shumë të luhatshme e cila gati sa ia rrezikojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Reds kanë marrë vendim për të shkarkuar trajnerin holandez.
Liverpool FC can confirm Arne Slot is to depart his role as head coach with immediate effect and that the process to appoint a successor is under way.
He leaves with a Premier League title to his name and our deepest gratitude and appreciation.
— Liverpool FC (@LFC) May 30, 2026
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet menjëherë nga roli i tij si trajner kryesor dhe se procesi për emërimin e një pasardhësi është duke u zhvilluar”.
“Ai largohet me një titull të Ligës Premier në emrin e tij dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë”, thuhet në njoftim.
Emri më i përfolur për të zëvendësuar trajnerin holandez në Anfield është ai i ish-trajnerit të Bournemouth, Andoni Iraola. /Telegrafi/


