Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Hajvalia aranzhon miqësore ndërkombëtare

2016/01/zyrtare-hajvalia-aranzhon-miq-euml-sore-nd-euml-rkomb-euml-tare_hd.jpg

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka aranzhuar një miqësore ndërkombëtare që do të luhet më datën 27 qershor të këtij viti.

Bardh e kuqtë nga kryeqyteti i Kosovës, do të përballen me skuadrën e elitës së futbollit zviceran, Sion ku do të luhet ndeshja miqësore në shtetin helvetik në Zvicër.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë trajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi i cili ka publikuar foton e marrëveshjes së arritur mes klubeve. /Telegrafi/