Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gjinali, trajneri i ri i Lirisë

2016/01/zyrtare-gjinali-trajneri-i-ri-i-liris-euml_hd.jpg

Klubi futbollistik i Lirisë ka ndarë rrugët me Skënder Shengylin, pasi që nga Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar që trajnerët në Superligë të jenë të pajisur me licencë të UEFA-së për trajnerë.

“Me këtë rast, Liria falënderon Shengylin për kontributin e tij dhe dëshiron të njoftojë se ka arritur marrëveshje me Behajdin Gjinalin, që ka udhëhequr edhe më parë më klubin tonë. Gjinalit i dëshirojmë suksese në edicionin e ri të Superligës”, shkruan në njoftimin e klubit prizrenas.

Liria ndeshjen e parë në Superligë do ta zhvillojë ndaj Drenicës në stadiumin e qytetit të Prizrenit, Përparim Thaçi.