Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gentrit Halili i bashkohet Ballkanit

2023/06/Screenshot_3-48.jpg

Gentrit Halili është përforcimi më i ri i Ballkanit.

Njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Kosovë, është larguar nga Ferizaj për t'iu bashkuar Ballkanit.

Ballkani e ka prezantuar mbrojtësin e talentuar ferizajas nëpërmjet një video.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:Të dashur tifozë. Kemi kënaqësinë t’ua prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës, mbrojtësin Gentrit Halili. Klubi i dëshiron suksese Gentritit, drejt realizimit të objektivave të përbashkëta.FC BALLKANI, krenaria e qytetit! /Telegrafi/