Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ferizaj blindon trajnerin kroat Andrej Panadic

2022/12/Andrej-Panadic-3.jpg

Ferizaj do të vazhdoj bashkëpunimin me trajnerin kroat Andrej Panadic.

Tekniku i njohur kroat kishte zënë vendin e Arbnor Morinës i cili ishte larguar nga Ferizaj pas 10 xhirove të para.

Panadic bëri debutimin me Prishtinën, derisa në në tetë ndeshje sa e udhëhoqi klubin ferizajas mori një fitore, dy barazime dhe pesë disfata.

Klubi ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me kroatin, kontratë e cila do të nënshkruhet ditën e hënë, por që nuk është saktësuar se sa do të jetë e gjatë.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:Tashmë edhe zyrtarisht ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin kroat, Andrej Panadic.Kontrata pritet të nënshkruhet ditën e hënë, kur edhe do të rikthehet në Kosovë trajneri i mirënjohur, Panadic.Pavarësht që rezultatet nuk ishin ato që i kemi pritur, ne ishim e jemi të kënaqur me punën shumë profesionale që Panadic e bëri për dy muaj të sezonës vjeshtore.Besojmë fuqishëm se së bashku do i arrijmë qëllimet tona. /Telegrafi/