Zyrtare: FA dënon rëndë Ibrahimovicin
14:"© Ian Hodgson
07/03/2017
Tashmë është zyrtare dhe Zlatan Ibrahimovic do t’i mungojë Manchester Unitedin tri ndeshje.
Sulmuesi është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak se kishte goditur me qëllim mbrojtësin e Bournemouth, Tyrone Mings.
Ai do të mungojë në ndeshjet me Chelsea në kuadër të FA Kupë, dhe West Brom e Middlesbrough në kampionat.
Edhe Mings është dënuar me tri ndeshje por që mund të rritet dënimi i tij shkaku i gjestit josportiv që kishte bërë. /Telegrafi/


