Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Serie A, nënshkruan kontratë me Torinon

2021/07/ALP_1711.jpg
333:"Foto Marco Alpozzi - LaPresse 1 Luglio 2021 Torino (Italia) Sport ESCLUSIVA TORINO FC Etrit Berisha nuovo giocatore del Torino Fc Nella foto: Davide Vagnati, Etrit Berisha Marco Alpozzi - LaPresse July 01, 2021 Turin (Italy) Sport EXCLUSIVE TORINO FC Etrit Berisha new player of Torino Fc In the pic: Davide Vagnati, Etrit Berisha
8:"LaPresse

Pas një viti të kaluar në Serie B, Etrit Berisha është rikthyer përsëri në elitën e futbollit italian, Serie A.

Portieri shqiptar sapo është zyrtarizuar si gardiani më i ri i skuadrës së madhe italiane Torino.

Berisha ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Torinon, ku pritet të jetë zëvendësues i portierit Salvatore Sirigu.

Gardiani shqiptar u transferua në Serie A në vitin 2013 te Lazio, ku pastaj luajti edhe për Atalantën dhe Spalin.

32-vjeçari ka 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B që e bëjnë njërin nga portierët më me përvojë në Serie A.

Torino tanimë e ka prezantuar gardianin shqiptar duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e tyre. /Telegrafi/