Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Dardani i bashkohet Sigal Prishtinës

2016/01/f.0712153345517_210.jpg

Telegrafi raportoi sot gjatë ditës se Bardhekaltërit kishin arritur marrëveshje me basketbollistin më të mirë në Kosovë dhe zyrtarizimi do të bëhej pas disa orësh.

Në anën tjetër edhe KB Peja e kishte konfirmuar një gjë të tillë gjatë ditës së sotme. Përmes një njoftimi ata e kanë falënderuar Berishën për kontributin e dhënë dhe njëkohësisht e kanë pranuar largimin e tij drejt Sigal Prishtinës.

Tashmë gjithçka është zyrtarizuar dhe Dardan Berisha e bëri të qartë në konferencën për shtyp se do të luaj për Sigal Prishtinën për ta përfaqësuar Kosovën në Ligën Ballkanike. 

Ky transferim nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Pejës, Shqiponjave, të cilët gjatë tërë javës kanë kërkuar që ai të mos i bashkohet armikut të tyre të përbetuar, Sigal Prishtinës. /Telegrafi/