Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Crystal Palace transferon futbollistin e Leicesterit (Foto)

2017/01/leicester-city-e1484326780880.jpg

Crystal Palace po tregohet aktiv në këtë afat kalimtar.

Pas fjalëve të fundit që klubi anglez ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Juvetusit, Patrice Evra, i cili pritet vetëm të zyrtarizohet, tani ka ardhur edhe një lajm i madh për tifozët e kësaj skuadre.

Kjo pasi, Crystal Palace ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit anësor, Jeffrey Schlupp nga Leicester City, përcjell Telegrafi.

Palace ka nënshkruan kontratë me sulmuesin nga Gana, e cila do ta lidh për katër vite e gjysmë, ndërsa ky transferim raportohet se  i ka kushtuar kësaj skuadre plot 12.5 milionë funte. /Telegrafi/