Zyrtare: City prezanton Danilon
23/07/2017
Danilo edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Manchester Cityt.
Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Citizens.
Real Madrid do të arkëtojë mbi 30 milionë euro prej shitjes së lojtarit që e kishte blerë prej Portos.
Theksojmë se ky është transferimi i pestë i Pep Guardiolës gjatë afatit kalimtar të verës.
Më parë kanë transferuar Bernardo Silvan, Kylie Walker, Ederson dhe Douglas.


