Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Alioski kompleton transferimin te Fenerbahce

2022/08/296969827_608293067328000_2317687639469789846_n.jpg

Fenerbahce ka nënshkruar me Ezgjan Alioski, i cili vjen si huazim për një vit nga skuadra e Al-Ahli.

Mbrojtësi i majtë i cili sezonin e fundit luajti në Arabinë Saudite, kishte shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje.

Fenerbace ku do të luajë për një vit i ka uruar mirëseardhje lojtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Mirë se erdhe në familjen tonë. Ju urojmë suksese me fanellën e Fenerbahçes”, ka shkruar Fenerbahce.

Alioski ka bërë karrierë te Schaffhausen, Lugano dhe Leeds. /Telegrafi/