Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Adem Maliqi rikthehet te Llapi

Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Adem Maliqi, i cili është në ta kaluarën ka luajtur për klubin nga Podujeva.

Llapjanët kanë vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2025/26 në Superligën e Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) edhe transferimin e Adem Maliqit, i cili në edicionin e fundit luajti te Suhareka.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit:

𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧, 𝐀𝐝𝐞𝐦𝐌𝐚𝐥𝐢𝐪𝐢KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër.Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes.Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri.Mirë se erdhe aty ku zemra jote rreh më fort, Adem!

/Telegrafi/