Please enter at least 3 characters.

Zv.ministri i AAK-së kërkon shkarkimin e ministrit Sefaj dhe përgjegjësi nga Pacolli

2018/03/anton-berisha-e-ka-nj-euml-mesazh-p-euml-r-shkurten-shyhreten-mahmutin_hd-1200x630.jpg

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj duhet të shkarkohet.

Përmes një shkrimi, ai ka folur edhe për shefin e tij, ministrin e punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

“Konstatuam bashkërisht se shkarkimi i ministrit të brendshëm z. Flamur Sefaj duhet të jete hap i pa evitueshëm e poashtu te shqyrtohet ne detaje përgjegjësia e ministrit te jashtëm z. Pacolli”, ka shkruar Berisha.

Berisha është nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Postimi i plotëDje, ne emisionin e RTK-se, ‘Imazh’, se bashku me nenkryetarin e LDK-se, Lutfi Haziri kemi shprehur pikepamjet rreth ngjarjeve te fundit politike ne Kosove.Kemi konstatuar bashkarisht se qeveria e z. Haradinaj do te kete mbeshtetjen dhe te jete stabile ne kete periudhe.Konstatuam bashkarisht se shkarkimi i ministrit te brendshem z. Flamur Sefaj duhet te jete hap i paevitueshem e poashtu te shqyrtohet ne detaje pergjegjesia e ministrit te jashtem z. Pacolli.

Republika e Kosoves dhe partneriteti i saj me aleatet tone perendimor duhet te jene prioriteti yne kryesor.