Zlatko Dalic i lumtur që Kovacic u largua nga Reali
235:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 18: Mateo Kovacic of Chelsea looks on during the Premier League match between Chelsea FC and Arsenal FC at Stamford Bridge on August 18, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
04/09/2018
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kroacisë, Zlatko Dalic, është shprehur i lumtur me formën e Mateo Kovacic te Chelsea.
Trajneri kroat tha se mesfushori ka potencial të madh, por se nuk kishte hapësirë për ta treguar këtë gjë te Real Madridi.
"Mateo ka bërë mirë që e ka ndryshuar skuadrën", ka thënë Kovacic për Sportske Novosti.
"Ka nevojë për minuta dhe të vazhdojë rritjen. Te Real Madridi kishte shumë pak hapësirë, nuk ishte e mjaftueshme për një lojtar si ai".
"Kovacic ka potencial të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që te Chelsea te ketë një rol të rëndësishëm", shtoi Dalic.
24-vjeçari i është bashkuar Bluve në formë të huazimit një vjeçar, por me drejt blerje.
Kovacic në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit dhe Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/


