Please enter at least 3 characters.

Zjarri i madh në Kanada rrethon trenin, drejtuesi filmon kalimin mes flakëve

Një video dramatike e regjistruar nga kabina e një lokomotive tregon momentin kur një tren kalon përmes një zjarri të madh pyjor në Kanada, ndërsa flakët kanë përfshirë të dyja anët e hekurudhës.

Pamjet, të filmuara nga drejtuesi i trenit, tregojnë se si lokomotiva vazhdon lëvizjen mes tymit të dendur dhe mureve të zjarrit, ndërsa dukshmëria është shumë e kufizuar.

Flakët arrijnë deri pranë shinave, duke krijuar një skenë dramatike, raporton gazeta britanike thetelegraph.

Sipas raportimeve, ekuipazhi nuk u lëndua dhe treni arriti të kalojë në mënyrë të sigurt zonën e përfshirë nga zjarri.

Autoritetet vazhdojnë të luftojnë dhjetëra vatra zjarri në disa rajone të Kanadasë, ku temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke ilustruar rrezikun me të cilin përballen ekuipazhet hekurudhore gjatë sezonit të zjarreve pyjore në Kanada. /Telegrafi/