Please enter at least 3 characters.

Zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin që përfshiu disa shtëpi në Graçanicë

2021/06/8-5-1920x1440-1.jpg

Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin që përfshiu mëngjesin e sotëm katër shtëpi në Graçanicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Telegrafin se tashmë zjarri është lokalizuar.

“Është lokalizuar zjarri, mbetet të hetohet nga zyrtari për hetim shkaqet e zjarrit”, deklaroi ai.

Ndryshe, Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30, dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve për intervenim. /Telegrafi/