Please enter at least 3 characters.

Zidane: Tottenhami është kundërshtar i fortë, shpresojmë t’i fitojmë tri pikët

2017/10/zidane.jpg

Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që skuadra e tij, Real Madridi, e zhvillon nesër (e martë) ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit i presin Spursat në Santiago Bernabeu në ndeshjen e tretë të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez i Realit iu referua ndeshjes dhe analizoi stilin pozitiv në shtëpi, teksa theksoi se dy skuadrat dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen.

“Është e vështirë për të gjithë, jemi gjithmonë të ngazëllyer dhe dëshirojmë të konkurrojmë mirë dhe jemi këtu për të arritur gjëra të mëdha”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Kundërshtar jonë është i fortë dhe kjo na motivon më shumë”.

“Është gjithmonë një provë për ne kundër çdo skuadre. Tani kemi dy ndeshje kundër Tottenhamit”.

“Nesër është finalja e parë e grupit pasi të dyja skuadrave kanë të njëjtat pikë”.

“Do të jetë një ndeshje e mirë për këdo që i pëlqen futbolli dhe shpresojmë që të fitojmë tre pikë”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/