Please enter at least 3 characters.

Zidane: Ronaldo është nga një planet tjetër

2018/03/Ronaldo-Zidane.jpg
299:"SKOPJE, MACEDONIA - AUGUST 07: Cristiano Ronaldo of Real Madrid shoots as Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid watches during a training session ahead of the UEFA Super Cup final between Real Madrid and Manchester United on August 7, 2017 in Skopje, Macedonia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka folur me elozhe për yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo.

Real Madridi fitoi me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Eibari, ku dy golat u shënuan nga ylli porugez, Ronaldo.

Kjo ishte ndeshja e shtatë rresht që portugezi shënon gol dhe kjo ka bërë që trajneri i tij, Zidane, të thur elozhe për të.

"Ronaldo është nga një planet tjetër", ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

"Ai e di se do të shënojë, ai është unik dhe i veçantë".

Zidane dhe Ronaldo kanë raporte të mira mes tyre (Getty Images)

"Statistikat e tij flasin për veten e tij".

"Ai është gjithmonë shumë pozitiv dhe nëse shënon dy gola, ai do pastaj tre".

"Ai është shumë i mirë", përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ndryshe, Ronaldo deri më tani ka shënuar 18 gola në La Liga, duke qenë i tretë në listë, pas Lionel Messit [24] dhe Luis Suarez [20]. /Telegrafi/