Please enter at least 3 characters.

Zidane: Nuk mund ta imagjinoj largimin e Navasit

2019/08/navas.jpg
243:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Keylor Navas of Real Madrid salutes fans at the end of the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pranon se nuk dëshiron të humbasë portierin, Keylor Navas, në këtë afat kalimtar.

Sipas raportimit në mediat spanjolle, portieri kostarikan e kishte kërkuar largimin nga Los Blancos në këtë afat kalimtar, shkaku i minutazhës së vogël.

Por, trajneri francez ka deklaruar se nuk e dëshiron largimin e Navasit nga skuadra, pasi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të tij.

Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

"Unë nuk e shoh këtë skuadër pa të. Ai është një lojtar i rëndësishëm, gjithmonë ka qenë dhe do të jetë. Nuk mund ta imagjinoj largimin e tij", ka thënë Zidane.

"Ai nuk më ka thënë që dëshiron të largohet, është këtu dhe dëshiron të luajë me ne. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai gjithmonë ka qenë profesionist dhe kemi nevojë për të".

"Nuk më intereson kush do të vijë sepse Keylor do të jetë këtu dhe ai do të jetë i rëndësishëm. Ai gjithmonë e ka dhënë maksimumin në Real Madrid. Ky është mesazhi. Unë dua që Keylor të qëndrojë me ne", përfundoi trajneri i madrilenëve.

Navas e ka humbur vendin e të parit në portën e skuadrës spanjolle, pas transferimit të Thibaut Courtoisit nga Chelsea në verën e kaluar. /Telegrafi/