Please enter at least 3 characters.

Zidane: Buffon nuk është dashur të përjashtohej, ishte penalti

2018/04/GettyImages-944820094.jpg
170:"<> during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain.
11:"David Ramos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar pas kualifikimit në gjysmëfinale se ekipi e bëri këtë arritje me meritë të plotë.

Real Madridi siguroi kualifikimin pas një penaltie në minutën e fundit të shtesës që ja mundësoi Ronaldos të realizonte për 3-1 dhe kualifikimin tutje.

"Ne nuk kemi pritur për golin në minutën e parë, por ua kemi dhuruar dhe ata patën qasje të mirë dhe ne luajtëm keq, ndërkaq patëm raste pa e menaxhuar aq mirë lojën".

Foto: Getty Images

"Ishte penalti, më thanë se ishtepenalti, nuk e kam parë, gjyqtari e referoi dhe nuk mund të ndryshohet".

"Nëse ka një penalti, ka një penalti, por nuk duam të flasim për këtë, ne jemi të kënaqur që kemi arritur në gjysmëfinale, atak anë luajtur shumë mrië dhe ne luajtëm mirë, ne luftuam deri në fund për këtë".

"Cristiano është i mësuar të shënojë në situata të tilla, ai e merr topin dhe e kryen punën".

"Nuk kemi pasur frikë, nuk kam menduar për eliminim sepse kur mendon një gjë të tillë transmetohet te lojtarët, kështu që tentova që t'i bind lojtarët se është ndeshje e vështirë që do të duhej të luftonim më shumë".

"Nuk mendoj se ai meritoi përjashtimin, por kjo nuk do të fshijë të gjitha që ai ka bërë për futbollin deri sot, është lojtar i madh", deklaroi Buffon. /Telegrafi/