Please enter at least 3 characters.

Zidane: Bale dhe Benzema do të qëndrojnë

2018/04/Zinedine-Zidane-Zizu.jpg
315:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Head coach Zinedine Zidane (R) of Real Madrid CF shakes hands with coach Asher Garitano of Deportivo Leganes during the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo Leganes at Estadio Santiago Bernabeu on April 28, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se Gareth Bale dhe Karim Benzema do të qëndrojnë te Real Madridi.

Edhe pse raportet e uellsianit me trajnerin e Los Blancos nuk janë të mirë, kurse paraqitjet e sulmuesit francez vazhdojnë të mos jenë të kënaqshme, drejt tyre filluan shumë lajme ku flitej për largime të mundshme.

"Neve na duhen ata dhe unë do bëjë çdo gjë që është e mundur që ata mos të ndikohen nga ajo që thuhet jashtë. Ata do qëndrojnë".

(Foto: Getty Images)

"E di se gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë, por nuk është e mundur. Mesazhi është për të gjithë, jo vetëm Balen dhe Benzeman. Jemi duke qëndruar së bashku sepse ka mbetur edhe një muaj në këtë sezon".

"Nëse ndonjë lojtar nuk është 100 për qind gati, nuk do të jetë në skuadër", ka thënë Zidane.

Ndeshjen e parë Reali në gjysmëfinale e ka fituar me rezultat 1-2 ndaj Bayern Munichut.

Vlen të theksohet se në luftën për titull në La Liga tashmë Los Blanocs janë dorëzuar. /Telegrafi/