Please enter at least 3 characters.

Zhduket një shtetase e Shqipërisë në Prishtinë

2022/03/zhduket-nje-vajze-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e Shqipërisë është raportuar e zhdukur.

Rasti është raportuar të hënën.

“Më 14.05.2024 një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen  e saj”, thuhet në raport.

Pas konsultimit me prokurorin rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Telegrafi/