Zhduket një femër në Fushë Kosovë
28/09/2016
Një person është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, viktima është femër e komunitetit ashkali.
Raportohet se viktima e kishte dërguar vëllain e vet në shkollë dhe se nuk ishte kthyer në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar policia.


