Zhbllokohet derbi i Mançesterit, Haaland shënon për epërsinë e mysafirëve
29/10/2023
Erling Haaland ka shënuar gol në derbin e qytetit mes Manchester United dhe Manchester Cityt për t’i dhënë avantazhin mysafirëve.
Norvegjezi shënoi në minutën e 26-të pasi u tregua i pagabueshëm nga penalltia të cilën e shkaktoi danezi Rasmus Hojlund gjatë ekzekutimit të një goditje të dënimit.
Ky ishte goli i dhjetë në Ligën Premier për Haalandin në këtë edicion të ri të garave teksa ka edhe një asistim./Telegrafi/


