Please enter at least 3 characters.

"Zgjohem e mbulur nga djersët e ftohta", Rona Nishliu kujton përjetimet e luftës

2019/03/rona-e1553673925531.jpg

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, shumë prej qytetarëve të Kosovës janë rikthyer në kujtimin e dikurshëm të trazirave të luftës, që ndodhën gjatë periudhës 1997-1999, në Kosovë.

Shumë prej tyre kanë reaguar në rrjetet sociale me shkrime dhe dedikime emocionuese në kujtim të asaj periudhe të hidhur.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur Rona Nishliu, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi nga lufta, teksa në përshkrimin e saj ka treguar se si ende këto imazhe i shkaktojnë asaj ankthe në momentin kur i kujton.

"Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Në ndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe!", janë fjalët e artistes Nishliu. /Telegrafi/