Please enter at least 3 characters.

Zgjidhja interesante e Google për mirëmbajtjen e barit

Google kishte befasuar publikun me mënyrën e çuditshme se si kishte vendosur të mirëmbante hapësirat e gjelbra në selinë e saj në Mountain View.

Kështu, kompania kishte “punësuar” rreth 200 dhi nga California Grazing për të pastruar barërat dhe shkurret përreth kampusit.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, kjo ishte një zgjidhje më e qetë, më ekologjike dhe po aq e kushtueshme sa kositja tradicionale.

Dhitë kalonin rreth një javë në pronë, duke ngrënë barin dhe njëkohësisht duke plehëruar tokën.

Google kishte thënë se kjo metodë ul rrezikun e zjarreve dhe shmang përdorimin e makinave me benzinë.

Pamjet e “punëtorëve të rinj” kanë habitur shumë përdorues kur u përhapën në rrjete sociale. /Telegrafi/