Please enter at least 3 characters.

Zgjerohet linja 15 në Prishtinë

Nga nesër, transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, thuhet në njoftimin e komunës.

“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

Destinacionet:

Prapashticë

Qafa e Prapashticës

Gllogovicë

Hajkobillë

Pikënisja: Stacioni te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim

“Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban””, përfundon njoftimi.