Please enter at least 3 characters.

Zeta-Jones thotë se nuk do të jetë më modeste për bukurinë e saj, pasurinë dhe faktin që është e martuar me Douglas

2018/06/CatherineZetaJones-1-e1529250306677.jpg
238:"PASADENA, CA - JANUARY 14: Actor Catherine Zeta-Jones attends A+E Networks' 2018 Winter Television Critics Association Press Tour on January 14, 2018 in Pasadena, California. (Photo by Jesse Grant/Getty Images for A+E Networks/Lifetime)
11:"Jesse Grant

Catherine Zeta-Jones ka thënë se nuk dëshiron më që të jetë modeste dhe se nuk do të kërkojë më falje për dukjen e saj, pasurinë dhe talentin.

"Mjaft më me modestinë. Vërtet më vjen të vjell nga kjo. 'Më falni që jam e pasur, më falni që jam e martuar me një yll filmi, më falni që dukem bukur'. Nuk ka më. Mjaft", ka thënë aktorja.

(Foto: Getty Images)

47-vjeçarja qe 18 vite është e martuar me legjendën hollivudiane, Michael Douglas, me të cilin ka dy fëmijë.

"Jam e lumtur që kam dy fëmijë të bukur dhe një burrë të shëndoshë dhe të lumtur".

"Gjithçka po shkon mirë dhe nuk do të jem më modeste. Mjaft më me modestinë e rrejshme", ka shtuar Zeta-Jones.

(Foto: Getty Images)

Catherine u njoftua me Douglas (i cili është 25 vjet më i moshuar se ajo) në vitin 1998 në Francë përmes Danny DeVitos.

Çifti u fejua më 31 dhjetor 1999, ndërsa u martuan në nëntor të vitit 2000 në New York. /Telegrafi/