Please enter at least 3 characters.

Zelesnky publikoi imazhe rrëqethëse të ish-presidentit gjeorgjian, Saakashvili ka humbur 47 kg në burg

2023/02/1675270103-Tan2023-02-0115532047_8-750x496-1.jpg
342:"Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy shows photos of former Georgian President Mikheil Saakashvili during a joint press conference with Austrian Federal President Alexander Van der Bellen in Kyiv, Ukraine, Wednesday, Feb. 1, 2023. Saakashvili was imprisoned when he returned to Georgia after eight years of exile. (AP Photo/Efrem Lukatsky)
2:"AP

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili ndodhet në burg, u paraqit sot para një trupi gjykues me anë të një video-lidhje teksa ra në sy sesa shumë kishte rënë në peshë.

Dy vjet më parë, Saakashvili u dënua me gjashtë vjet burg me akuzën e shpërdorimit të pushtetit ndërsa ishte president, një akuzë që e mohoi dhe e përshkroi si të motivuar politikisht.

Shëndeti iu përkeqësua ndjeshëm në burg, ku ai hyri në grevë urie dhe pretendoi se ishte helmuar, raporton reuters.

Ai aktualisht po trajtohet në një klinikë në Tbilisi ndërsa në seancën e sotme ngriti fanellën për t'i treguar gjykatësit sesa shumë peshë kishte humbur në burg, ndërsa ekipi ligjor kërkoi që të lejohej të udhëtonte jashtë vendit për trajtim.

Duke iu referuar dokumentacionit mjekësor, ekipi ligjor i Saakashvilit tha se ai humbi 40 për qind të peshës trupore në burg, pra nga 115 kilogramë që kishte në muajin tetor të 2021, ra në 68 kilogramë.

Sipas reuters, mbështetësit e ish-presidentit thonë se autoritetet po i mohojnë trajtimin e duhur mjekësor, të cilën gjë nuk po e pranojnë si të saktë zyrtarët shtetëror.

Pas largimit nga pushteti, Saakashvili bashkëpunoi me autoritetet ukrainase, ku ishte këshilltar për reforma i presidentit Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/

https://twitter.com/nexta_tv/status/1620811885603078144