Please enter at least 3 characters.

Zelensky fton Trumpin në vijën e frontit: Eja dhe shihe luftën me sytë e tu

2024/02/zelenskyandtrump.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi ish-presidentin Donald Trump në Ukrainë për ta parë luftën me Rusinë me sytë e tij.

“Nëse Trump vjen, jam gati të shkoj madje me të në vijën e parë të frontit”, deklaroi Zelensky të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, transmeton Telegrafi.

Trump kryeson në sondazhe për të qenë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA dhe ka thënë se në vend të ndihmave, Ukraina duhet ulet në tryezën e negociatave me Rusinë.

"Unë mendoj se nëse jemi në dialog se si ta përfundojmë luftën, duhet t'u tregojmë njerëzve që janë vendimmarrës, çfarë do të thotë - luftë e vërtetë, jo në Instagram", tha Zelensky.

Gjatë paraqitjes së tij në konferencën e Mynihut, Zelensky sërish bëri thirrje për furnizime me predha artilerie dhe raketa me rreze të gjatë. /Telegrafi/