Please enter at least 3 characters.

Zelensky: Forca e luftës po rritet në Bakhmut

2023/02/2-54-scaled.jpg
314:"Ukrainian servicemen are seen near an automatic grenade launcher at their positions, as Russia's attack on Ukraine continues, in the front line city of Bakhmut, in Donetsk region, Ukraine February 25, 2023. Radio Free Europe/Radio Liberty/Serhii Nuzhnenko via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha sot se "forca e luftës vetëm sa po intensifikohet" rreth qytetit Bakhmut, në lindje të Ukrainës, për të cilin forcat ukrainase dhe ruse po  luftojnë prej muajsh.

"Vështirësitë më të mëdha, si më parë, janë në Bakhmut. Rusia nuk i numëron fare njerëzit e saj, por vazhdimisht i dërgon ata të sulmojnë pozicionet tona. Forca e luftës vetëm sa po rritet", shtoi Zelensky në adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi.

Komandanti suprem i forcave të armatosura ukrainase, ka thënë gjatë ditës së sotme se situata në Bakhmut është “jashtëzakonisht e tensionuar”.

Rusia po përpiqet të ndërpresë linjat e furnizimit të mbrojtësve ukrainas të qytetit të Bakhmutit, ku po zhvillohet një prej betejave më të ashpra të luftës, për t'i detyruar ata të dorëzohen ose të tërhiqen.

Në anën tjetër, marrja e armëve moderne nga perëndimi ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë, pasi rusët më nuk po kryejnë sulme ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Kievit.

Kjo po ndodhë pasi sistemet e avancuara raketore si HIMARS, Iris-T të shpërthejnë raketat ruse në qiell, pra pa i goditur objektivat e planifikuara. /Telegrafi/