Please enter at least 3 characters.

Zekiri shkon në paraburgim

2022/04/ECF74565-C21B-4A2A-8CB3-BACC0EC165EE.jpeg

Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkon në paraburgim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.

Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Villma Ruskoska më herët brenda ditës tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni ku gjinden paratë e përvetësuara. /Telegrafi/