Please enter at least 3 characters.

Zëdhënësi i klubit: Rinovimi i Messit është shumë afër

2017/05/messi-5.jpg

Sipas zëdhënësit të klubit Josep Vives, Lionel Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën në të ardhmen e afërt.

E ardhmja e argjentinasit 29-vjeçar ka qenë temë e spekulimeve kohëve të fundit, pasi marrëveshja e tij e tanishme me katalunasit skadon në qershor të vitit 2018.

Messi ka sugjeruar se mund t'i japë fund karrierës së tij në Newells Old Boys, klubi që ai e përkrahu dhe luajti si i ri para se të transferohej në Barcelonë, ku ai ka kaluar shumicën e jetës së tij.

Pavarësisht nga vonesa në pranimin e kushteve të reja, katalanasit kanë mbetur të sigurt për mbajtjen e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, ndërsa nënkryetari Jordi Mestre tha javën e kaluar se “gjithçka duket mirë”.

Edhe zëdhënësi i klubit, Vives, ka përsëritur këtë pretendim dhe beson se situata do të qartësohet shumë shpejt.

“Përtëritja e kontratës është shumë afër dhe ne shpresojmë ta shpallim atë së shpejti, pa presione të mëtejshme”, ka thënë Vives për Sport. /Telegrafi/