Please enter at least 3 characters.

Zbulohet politikani që përfitonte jashtëligjshëm, me pretendimin se ka probleme fizike (Video)

2017/11/Zbulohet-foto-1.jpg
11:"© SWNS.com

Robert Woodbrige që për një kohë ishte këshilltar komunal në Kent të Anglisë, përfitonte jashtëligjshëm afro katër mijë euro në muaj, duke u shtirur si person me nevoja të veçanta.

Politikani 59-vjeçar, vërtetë kishte pasur gjendje të rëndë fizike, por nuk ka njoftuar autoritet përkatëse se është shëruar, ndërsa deklaronte se nuk mund të lëvizë as ndërruesin e kanaleve, transmeton Telegrafi.

Atë e kanë gjetur duke mashtruar, teksa është parë duke lëvizur një rimorkio, sharronte dru dhe duke i bartur ato me karrocë.

Megjithëse mbahej me një shkop dhe lëvizte ngadalë, ai konsiderohet mashtrues dhe pritet të dërgohet së shpejti para drejtësisë. /Telegrafi/