Zbulohet çmimi i telefonit të ardhshëm LG, G8 ThinQ
11/02/2019
Besohet se LG do të lansoj ThinQ G8 në një ngjarje të veçantë më 24 shkurt, para MWC. Kompania jo vetëm që konfirmoi emrin e plotë të telefonit të ardhshëm, LG G8 ThinQ, por na dha gjithashtu disa detaje rreth kësaj pajisje. Do të jetë një aparat fotografik ToF që do të lehtësojë zhbllokimin e telefonit përmes fytyrës dhe selfie-ve me thellësi të vërtetë.U shfaqën thashetheme të tjera, sikurse madhësia e mundshme e baterisë, por informata që u shfaq gjatë fundjavës nuk ka të bëjë aspak me harduerin apo veçoritë. Tani, njoftohet edhe çmimi që do të përmbaj pajisja.


