Zbulohet bonuset e mëdha që i presin lojtarët e Borussia Dortmundin në Kupën e Botës për Klube
Sot (e martë), Borussia Dortmund do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube, pasi do të përballet me klubin brazilian Fluminense nga ora 18:00.
Sipas gazetës gjermane Bild, lojtarët dhe zyrtarët e Dortmundit u takuan dy ditë para ndeshjes hapëse kundër Fluminense në bazën e tyre në ‘Fort Lauderdale’ për të negociuar.
U vendos që duke filluar nga faza e 1/8-tës, të cilin klubi e ka deklaruar zyrtarisht si objektivin e tyre minimal, lojtarët do të marrin bonuse.
Sipas Bild, rreth një milion euro do të paguhen në këtë rast dhe do të shpërndahen midis lojtarëve të Dortmundit.
Edhe më fitimprurëse, thotë burimi, do të jetë një avancim i mundshëm në çerekfinale: atëherë ekipi mund të presë edhe dy milionë euro të tjera në pagesa bonusi.
Para gjysmëfinales së mundshme, negociatat do të rihapen, sipas informacioneve të gazetës gjermane.
Ajo që është e qartë deri më tani është se bonuset do të vazhdojnë të rriten, me një tjetër dyfishim të mundshëm.
Sipas këtij parimi, e njëjta gjë do të vlente edhe për shansin e Dortmundit për të arritur në finalen e 13 korrikut. /Telegrafi/


