Zbulohen prapaskenat: Agjenti e ofroi Sandro Tonalin te Arsenali, por ka një problem
Mesfushori Sandro Tonali iu është ofruar Arsenalit nga agjenti i tij, por sipas gazetarit të “Athletic” David Ornstein, nuk pritet që një marrëveshje të konkretizohet para afatit të transferimeve që mbyllet të hënën.
Përfaqësuesi i mesfushorit italian ka kontaktuar drejtorin sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, për një lojtar që “Topçinjtë” e kanë vlerësuar prej kohësh. Berta e ka shqyrtuar mundësinë në kuadër të rolit të tij për monitorimin e objektivave potencialë në treg.
Megjithatë, Neëcastle United nuk ka interes të kryejë ndonjë veprim në këtë fazë të merkatos. Për më tepër, çmimi i kërkuar për Tonalin raportohet se ka qenë shumë mbi kapacitetet financiare të Arsenalit.
Si pasojë, nuk ka pasur bisedime zyrtare mes klubeve dhe Tonali pritet të qëndrojë në “St James’ Park” për pjesën e mbetur të sezonit.
Situata e bën të qartë se, pavarësisht interesimit dhe kontakteve fillestare, një transferim i mesfushorit italian drejt Arsenalit nuk është realist në këtë afat kalimtar.
Ndërkohë, Tonali është parë te skuadra londineze si pasuesi i Mikel Merinos, i cili pritet ta humbasë tërë sezonin si pasojë e lëndimit./Telegrafi
🚨 Sandro Tonali offered to Arsenal by agent so #AFC explored but no contact with Newcastle United; nothing will happen this window. 25yo’s camp put idea to Andrea Berta so looked into as per any player of interest. #NUFC exit now impossible @TheAthleticFChttps://t.co/Dj1rlbgFbH
— David Ornstein (@David_Ornstein) February 2, 2026


