Please enter at least 3 characters.

Zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë, katër persona tentojnë t'i marrin biznesmenit 35,000 euro

2023/07/policia-3.png

Katër persona, të cilët hiqeshin si zyrtarë të lartë, kanë tentuar t’i merrnin një biznesmeni 35,000 euro nëpërmjet mashtrimit në Tiranë.

Në pranga kanë rënë tre persona, 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji, dhe 22-vjeçari Qazim Vata.

Ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale F. Gj., i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm”, raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare. /Telegrafi/