Please enter at least 3 characters.

Zana Kotorri emërohet në krye të KIESA-s, zëvendëson Irfan Lipovicën

Zana Kotorri është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), duke zëvendësuar në këtë pozitë Irfan Lipovicën.

Telegrafi ka mësuar se vendimi për emërimin e Kotorrit është marrë së fundmi dhe ajo tash e tutje do ta drejtojë KIESA-n në cilësinë e ushtrueses së detyrës.

Sipas burimeve të Telegrafit, emërimi i saj është bërë me vendim të ministres në detyrë te Industrisë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila

Kotorri vjen në këtë pozitë pas Irfan Lipovicës, i cili kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Ndryshe, lajmi është konfirmuar edhe nga MINTI, ndërkaq më poshtë mund ta gjeni vendimin për emërimin.

KIESA është agjenci përgjegjëse për promovimin dhe mbështetjen e investimeve, eksporteve dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Kosovë. /Telegrafi/.