Please enter at least 3 characters.

Zaimina mjaft me pushime, i futet punës për projektin e ri (Foto)

2016/11/zajmin-e1478027436196.jpg

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e përfolur muajt e fundit, kjo për arsyen se është ndarë nga ish-i dashuri i saj.

Për të kaluar pak gjendjen e rënduar psikologjike, pas ndarjes Zaimina vendosi që bashkë me shoqërinë e saj të shkojnë për disa ditë me pushime në Dubai.

Fotot provokuese me bikini që publikonte vazhdimisht në Instagram, i dhuruan asaj me mijëra ndjekës në këtë rrjet social.

Megjithatë, këngëtarja ka bërë të ditur së fundmi se i është drejtuar studios muzikore për të inçizuar këngën e re.

Për shumë kohë u aludua se ajo është tërhequr nga muzika për shkak të profesionit të saj [primar arkitekturës, por kjo foto e publikuar së fundmi në Instagram Story ka vërtetuar të kundërtën.

Zaimina në studio duke inçizuar këngën e re. Foto nga: Instagram Story

Përveç muzikës, ajo aktualisht posedon edhe një dyqan "Zaimina Vasjari Store" në Tiranë me veshje nga marjat më të ndryshme. /Telegrafi/