Zaha i komenton zërat që e lidhim me Unitedin: E ardhmja ime është te Crystal Palace
276:"LONDON, ENGLAND - MARCH 09: Wilfried Zaha of Crystal Palace reacts to a missed opportunity during the Premier League match between Crystal Palace and Brighton & Hove Albion at Selhurst Park on March 09, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images
09/04/2019
Wilfried Zaha thotë se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Crystal Palace.
Emri i yllit të Bregut të Fildishtë është lidhur me Manchester Unitedin në javët e fundit, por nuk ka kaluar shumë dhe lojtari i ka demantuar këtë zëra.
"E ardhmja ime është në Crystal Palace. Unë jam në Palace, nuk po mendoj për ndonjë gjë tjetër".
"Unë jam vetëm duke luajtur futbollin tim dhe do të pres të shikoj se çfarë më sjell e ardhmja", ka thënë Zaha.
26-vjeçari karrierën e ka filluar te Crystal Palace, për t'u transferuar më pas te Djajtë e Kuq në vitin 2013, ai luajti vetëm katër ndeshje zyrtare për Man Utd dhe u rikthyer te Palace. /Telegrafi/


