Please enter at least 3 characters.

Zaev paralajmëron ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë

2017/07/Zoran-Zaev-18-korrik-2017-e1508240879238.jpg

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot gjatë një konference për shtyp në hapësirat e qeverisë tha se do të punojë në ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë, deri në kufi në Kosovën.

Zaev tha se janë në përgatitje të dokumenteve dhe se projekti për ndërtimin e rrugës do të përfundojë së shpejti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev gjatë konferencës ka foluar edhe për tema tjera, ndërsa sa i përket buxhetit të shtetit për vitin 2018 ai tha se parasheh të ketë stabilitet ekonomik./Telegrafi/