Zaev dhe Spasovski do ta vizitojnë fshatin Poroj në Tetovë
06/06/2017
Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin për punë të brendshme, Oliver Spasovski, sot pritet ta vizitojnë fshatin Poroj në Tetovë, i cili gjatë ditës së djeshme u kaplua nga reshje të mëdha të shiut dhe si pasojë lumi doli nga shtrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lumi që kërcënon banorët e Porojit dhe rrethinës për të cilin nuk kujdeset aspak shteti (Foto/Video)
Paraprakisht Zaev dhe Spasovski do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërsa në vizitën në Poroj pritet t'i shoqërojë edhe Hazbi Lika.
Si pasojë e vërshimeve të djeshme në fshatin Poroj, rruga Tetovë-Jazhincë vazhdon të mbetet e bllokuar./Telegrafi/


