Zac Posen mbyll shtëpinë e modës: Fustanet më të paharrueshme të dizajnerit
Dje, Zac Posen njoftoi se do të mbyllë markën e veshjeve që mban emrin e tij pas muajsh të tërë negociata me bashkëpronarin
Posen është një emër i njohur në New York dhe mbahet si mbret i tapetit të kuq. Natalie Portman veshi një nga krijimet e Posen në premierën e Star Wars në vitin 2002 dhe i fali dizajnerit famë ndërkombëtare.
Gjatë këtyre 17 viteve, Posen ka shërbyer për Katie Holmes, Rihanna, Sarah Jessica Parker, Iman dhe Oprah Winfrey.
Këto gra iu drejtuan Posen sepse ai krijonte fustane që theksonin trupin aty ku duhej dhe mbulonin pjesë të tjera me fruda, bishta e paterna. Korsetë ishin specialiteti i tij, por Posen realizonte me mjeshtëri edhe fustane të derdhura a seksi.
Për Met Gala e këtij viti, ai bashkëpunoi me GE dhe përdori një teknologji të re për të krijuar rozeta për fustanin e Deepika Padukone dhe për të realizuar një lule tre dimensionale për Jourdan Dunn.
Këto janë 18 krijimet më mira të Zac Posen dhe jemi të bindur se do të mbahen mend gjatë.


