Please enter at least 3 characters.

Yungblud nderon Ozzy Osbourne me një mesazh prekës dhe një dhuratë të veçantë – funeral madhështor në shtëpinë e rokerit legjendar

I mbrojturi i Ozzy Osbourne, Yungblud, ka ndarë me ndjekësit një kujtim shumë personal nga marrëdhënia e tij me legjendën e rock-ut.

Këngëtari britanik publikoi në Instagram një foto të varëses me kryq, të cilën Ozzy ia kishte dhuruar në vitin 2022, duke e shoqëruar me fjalët: “Natën e mirë Oz. Drita jote do të shkëlqejë përgjithmonë. Të dua”.

Vetëm disa orë më herët, Yungblud mbajti një lexim emocional në funeralin e Ozzy-t, i cili u zhvillua të enjten në rezidencën e tij në Buckinghamshire, ku legjenda e Black Sabbath u varros pranë liqenit në pronën e tij prej 250 akrash – sipas dëshirës së tij, shkruuan DailyMail.

Në funeralin privat morën pjesë emra të mëdhenj të muzikës heavy metal, përfshirë Marilyn Manson, Rob Zombie dhe Zakk Wylde, të gjithë të veshur me stilin gotik karakteristik që e përfaqësonte Ozzy-n.

Një instalacion i madh me lule pranë liqenit mbante mbishkrimin: “OZZY F*ING OSBOURNE”, si një homazh i fortë për “Princin e Errësirës”.

Ceremonia e së enjtes erdhi pas një procesioni madhështor në Birmingham, ku mijëra fansa dolën në rrugë për t’i bërë nderimet e fundit.

Në një intervistë të vitit 2011, Ozzy kishte thënë: “Dua që funerali im të jetë një festë, jo një ditë trishtimi. Dua që njerëzit të qeshin dhe të thonë ‘Faleminderit’”.

Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare më 22 korrik, do të mbahet mend përgjithmonë si një nga figurat më të rëndësishme të muzikës rock, ndërsa dhurata simbolike për Yungblud duket se ka “kaluar pishtarin” tek një gjeneratë e re artistësh. /Telegrafi/