Please enter at least 3 characters.

YoomiBites feston 1 Qershorin me aktivitete për fëmijë dhe promovim të ushqimit të shëndetshëm

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kompania YoomiBites organizoi një aktivitet festiv ku mblodhi fëmijë dhe prindër në një atmosferë plot argëtim, lojëra dhe surpriza.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e shëndetit, mirëqenies dhe gëzimit të më të vegjëlve, duke theksuar rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në zhvillimin e fëmijëve.

Duke folur për produktin dhe misionin e kompanisë, përfaqësuesja e YoomiBites, Vjosa Selmani tha se YoomiBites është një produkt i ri në tregun e Kosovës, i prodhuar në Danimarkë dhe i dedikuar për fëmijët nga mosha dy vjeç e lart.

Vjosa Selmani nga YoomiBites

Selmani theksoi se fëmijët janë e ardhmja dhe se kujdesi për zhvillimin e tyre të shëndetshëm mbetet një ndër prioritetet kryesore të kompanisë.

Përmes kësaj ngjarjeje, Selami tha se kompania synon të ndërgjegjësojë prindërit për rëndësinë e zgjedhjes së ushqimeve natyrale dhe të shëndetshme për fëmijët.


Ajo tha se YoomiBites përmban 97 për qind fruta, me hurmat si përbërës kryesor, të kombinuara me pluhur frutash të thata dhe përbërës minimalë të përzgjedhur me kujdes. Produkti nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues apo sheqer të shtuar.

“YoomiBites është një produkt i ri në tregun e Kosovës. Prodhohet në Danimarkë dhe është i dedikuar për fëmijët nga mosha dy vjeç e lart. Qëllimi ynë është që fëmijët të kenë një snack të shëndetshëm, pasi përbërësi kryesor i YoomiBites është hurma, e kombinuar me fruta të ndryshme. Produkti përmban 97 për qind fruta, pa ngjyrues, pa konservues dhe pa sheqer të shtuar. Dita e 1 Qershorit është mundësia ideale për t’i ftuar fëmijët në aktivitete të ndryshme dhe për t’i njohur ata me produktin tonë. Edhe prindërit janë gjithmonë në kërkim të alternativave të shëndetshme që mund t’ua ofrojnë fëmijëve të tyre”, tha Selmani.

Përveç lojërave dhe aktiviteteve argëtuese, YoomiBites kishte përgatitur edhe çanta me produkte, të cilat iu shpërndanë falas të gjithë fëmijëve pjesëmarrës.


Ata patën mundësinë të provojnë shijet e ndryshme të produktit dhe të njihen më nga afër me përbërjen dhe vlerat ushqyese të tij.

Ngjarja u mirëprit nga fëmijët dhe prindërit, duke e kthyer festën e 1 Qershorit në një ditë të mbushur me buzëqeshje, aktivitete kreative dhe mesazhe të rëndësishme për një stil jetese më të shëndetshëm.

Nëpërmjet kësaj iniciative, YoomiBites konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur mirëqenien e fëmijëve dhe për të promovuar zgjedhje më të mira ushqimore për familjet kosovare.

Të gjitha produketet e YoomiBites mund t'i gjeni në të gjitha pikat e SPAR, Meridian, Super Viva dhe së shpejti edhe në Albi Market. /Telegrafi/