Ymeri nga LDK-ja: Kosova gjatë vitit 2025 importoi rrymë nga Serbia mbi 3.2 milionë euro
03/02/2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri tha sot se Kosova gjatë vitit 2025 ka importuar mesatarisht çdo ditë 8.860 euro për rrymë nga Serbia.
Ymeri kështu u shpreh përmes një postimi në Facebook.
“Për një vit, 2025, Kosova ka importuar rrymë nga Serbia 3,234,127.98 euro ose mbi 3.2 milionë euro. (Dogana e Kosovës).
Mesatarisht çdo ditë, 8,860 euro para për rrymë për Serbinë.
Tash këta filmat me konferenca e zvarritje të proceseve se kinse Kuti e paria e tij po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vet, në ndërkohë që ne i paguanim Serbisë para për rrymë, e për çfarë jo tjetër”, shkruan Ymeri. /Telegrafi/


