Please enter at least 3 characters.

Yllka Gashi uron festën e Bajramit: Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!

2021/05/Yllka-Gashi-e1620899365637.png

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ajo ditën e sotme (e enjte) nuk ka harruar që t’i urojë të afërmit e ndjekësit për festën e Fitër Bajramit.

Artistja mes tjerash dërgoi një mesazh për t’i përqafuar ngrohtësisht ata që keni afër e po ashtu për të bërë lutje për ata që nuk jetojnë më – marrë parasysh që i ati i saj ndërroi jetë pak muaj më parë.

Ky është postimi i plotë i Yllkës (pa ndërhyrje):

"Me fat Fitër Bajrami!Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!Ka shumë familje në Kosovë e nëpër botë, duke përfshirë edhe familjen time, që kemi humbur dikë të dashur e të afërt si pasojë e pandemisë, e festat më nuk janë njejtë për ne.Megjithatë, le të na shërbejë muaji i shenjtë që sapo përfundoi, që të reflektojmë e të tentojmë të bëhemi më të mirë, më të urtë, më të dashur e të butë me njëri tjetrin e t’i çmojmë më shumë familjarët e të dashurit tanë dhe kurrsesi mos të harrojmë të jemi mirënjohës e falenderues ndaj Zotit për begatitë e bekimet që i gëzojmë!Zoti i Madhërishëm ju bekoftë me mirësi e begati, me bereqet, shëndet e rehati". /Telegrafi/

Yllka Gashi (Foto: Instagram)